17:40 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

I fiksohet vajza e re, 47 vjeçari e përplas me makinë, ja çka i gjen Policia në banesë

Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përplasur qëllimisht me makinë një 27 vjeçare pasi e ka përndjekur vazhdimisht.

Shtetasi A.S bëjnë me dije burme zyrtare ka përndjekur në vazhdimësi të renë e identifikuar me inicialet Z.K dhe më pas e pa përplasur me makinë për ta dëmtuar qëllimisht.

Gjatë kontrollit  në banesë policia bën me dije se ka gjetur dhe sekuestruar një automatik dhe 56 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 13.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, me mjetin tip “Benz” i ka dëmtuar qëllimisht mjetin tip “Ford” dhe ka përndjekur, shtetasen Z.K, vjeç 27, banuese në Elbasan. Nga kontrolli në banesë ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale një automatik dhe 126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 121/a/2, 150 dhe 278/2/3 të Kodit Penal./Panorama/