10:22 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

I hedhin mjet shpërthyes në lokal, nuk raportohet për të lënduar

Një  banorë Prizren ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në lokalin e tij, por që e njëjta për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për dominim i PK-së, ka tërhequr mjetin e dyshuar, transmeton Indeksonline.

Përveç dëmeve materiale (thyerje të xhamave të lokalit), nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/