17:57 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

I jepet lamtumira e fundit aktorit Blerim Peci (Foto)

Edhe përkundër motit të lig që po mbretëronte në orët e pasdites në Shipol të Mitrovicës, qytetarë të shumtë morën pjesë në varrimin e aktorit të njohur, Blerim Peci, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Para ceremonisë së varrimit, janë mbajtur edhe homazhe për veprën e tij.

Për vdekjen e tij, ngushëllime kanë shprehur qytetarë të shumtë, kolegë e politikanë.

Aktori Peci ndërroi jetë sot pasi, siç raportohet, vuante nga një sëmundje në mëlçi.
I ndjeri ka lënë prapa bashkëshorten dhe dy fëmijë.