13:54 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tifozi kroat para rrahjes brutale kishte lënë një letër në hotel, ja çfarë shkruhet në të (Foto)

Mediat vazhdojnë të merren me derbin 156 në Serbi mes Partizanit dhe Crvena Zvezdas. Më “interesante” këtë derbi e bëri rrahje brutale e tifozëve.

Ajo që u mësua dhe u bëri bujë në të gjithë Europën ishte se pjesëmarrësit në atë incident ishin shtetas kroatë, shkruan IndeksOnline.

Para se tifozët kroat të niseshin për në stadium, një nga ta kishte shkruar një letër, të cilën Policia serbe e ka gjetur në një hotel.

Huligani me emrin John Ronald Miskovic letrën ia shkroi të dashurës së tij, Ljube.

“Unë kam një ditë të rrezikshme, shumë të rrezikshme. Prandaj po të shkruaj, kushedi se si do të jetë fundi. Unë do të marr një shkop të vogël dhe do t’iu jap atyre më të mirën. Jam pak i shqetësuar, por unë nuk heq dorë”, kishte shkruar huligani kroat.

Kjo letër tregon qartë se tifozët kroat që shkaktuan trazirën në stadiumin e Beogradit, ishin përgatitur për një kohë të gjatë./IndeksOnline/