75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

I lindur për hite, ‘Ma Cherie’ për dy ditë mbi 2 milion klikime (Video)

Derisa të tjerët s’mund ta bëjnë me vite, këngëtari i talentuar kosovar Butrint Imeri këtë e bën brenda 24 orëve.

Butrinti para dy ditësh erdhi me projektin e tij më të ri muzikor ‘Ma Cherie’, këngë e cila brenda orës u shndërrua në hit, ndërsa po dëgjohet ngado, shkruan Indeksonline.

Kjo këngë në kanalin ‘Youtube’ për dy ditë ka arritur të klikohet mbi 2 milion herë. Një sukses ky i padiskutueshëm që e tregon edhe talentin e suksesin e tij të madh si këngëtar.

Ndryshe klipi i kësaj këngë është realizuar në Cali të Kolumbisë, që sjellë një ambient të mrekullueshëm e plot ngjyra, duke iu përshtatur edhe stinës së verës./Indeksonline/