23:19 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

I moshuari në Prizren fle në mes të rrugës (Video)

Në komunën e Prizrenit numri i lypsarëve dhe i të pastrehëve është dukshëm më i lartë se në komunat tjera të Kosovës.

Sonte kur reshjet e shiut ka orë që nuk po ndalen, një i moshuar nuk po gjen vend ku të shtrihet për të pushuar.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar video të një lypësi të moshuar të shtrirë në tokë.

Ai ka zgjedhur një qosh afër objektit të komunës së Prizrenit dhe ka fjetur.

Qytetari që e filmon për një moment i largon batanijen nga koka, por ai është në gjumë dhe nuk lëviz fare. /Indeksonline/