14:00 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

I ndihmoi të ngjitet në Superligë, Arbëria ia zgjat kontratën futbollistit

Arbëria ia ka zgjatur kontratën futbollistit, Almir Kryeziu.

Pasi u inkuadrua në Superligë, skuadra nga Lipjani do të mbaj Kryeziun edhe për dy vitet e ardhshme.

Kjo erdhi pas tre sezonesh të suksesshme të futbollistit me fanellën e Arbërisë.

Ky është njoftimi i klubit:

Pas 3 vitesh tejet te sukseshme me KF Arbërin së bashku me kryesin kemi vendosur të vazhdojm bashkpunimin edhe per 2 vite tjera .Na prift e mbara , Përpara KF ARBËRIA