13:48 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

I nxehti përfshin Evropën, mbyllen shkollat në Francë

Moti i nxehtë që ka përfshirë Francën ka detyruar autoritetet lokale në disa zona të mbyllin shkollat dhe çerdhet. Kështu vetëm në rajonin e Essone në jug të Parisit u mbyllën mbi 50 shkolla për shkak të mungesës së ajrit të kondicionuar. Disa media lokale raportojnë se për shkak të të nxehtit shkolla do të mbyllen dhe në Val-de-Marne dhe Seine-et-Marne.

Temperaturat në Francë në disa zona kanë arritur në 40° Celsius, ndërsa në Spanjë më e larta arriti në 45°. Probleme me të nxehtin kanë dhe Gjermania e Italia, por megjithatë termometri në këto vend nuk i kalon 40° Celsius.

Zyrtarët francezë vendosën së fundmi që në Paris dhe Lion nga e mërkura do të lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet që ndotin më pak ambientit. Shoferëve parizienë po iu ofrohen dhe vendparkimi falas për t’i inkurajuar që të përdorin transportin publik.