11:19 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

I ramë mësysh, Bleona Qereti megjithatë skandaloze në afterparty! Thyen kodin e veshjes (Foto)

Pas gjithë fjalëve të mira për paraqitjen e saj në qilimin e kuq mbrëmë në Oscars, Bleona Qereti merr kritika të forta në paraqitjen e saj në afterparty i organizuar nga Vanity Fair në Los Angeles.


Këngëtarja është shfaqur vetëm me një rrjetë të zezë, teksa ka zbuluar gjoksin. E kjo veshje nga mediat botërore është cilësuar si skandaloze, madje thuhet se këngëtarja ka thyer edhe kodin e veshjes, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që Bleona bën skandale të tilla në evente prestigjioze, ndërsa ka pasur zëra se ky gjest është i qëllimshëm, për të marrë vëmendje mediatike në Amerikë./Indeksonline/