23:21 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

I riu nga Deçani humb jetën në mënyrë tragjike tek Liqeni i Radoniqit

Azgon Selamanaj nga fshati Rastovic ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në liqenin e Radoniqit.

Kjo u bë e ditur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj e cila u shprehi ngushëllime familjarëve dhe atyre që e njohën Azgonin, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Tragjikisht ka humbur jetën sot në liqenin e Radoniqit i riu nga fshati jonë Rastovic Azgon Selmanaj.
Ngushëllime familjes e te gjithëve qe e kane njoftë Azgonin.
Pusho në paqe e inshalla në xhehnet!