12:01 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

I riu shqiptar vdes në Greqi duke shpëtuar një fëmijë në det

Ai ishte gjallë dhe mirë. Ai shkoi në Greqi për të pushuar, por ndodhi tragjedia.

22 vjeçari shqiptar Burhan Latifi nga fshati Araçinovës në Maqedoni, vdiq pak ditë më parë në plazhet e Greqisë dhe u varros dje.

Tragjedia ndodhi kur një fëmijë kërkoi ndihmë teksa po mbytej në det.

I pari që e ndihmoi ishte Burhani, por për fat të keq, ai nuk arriti të shpëtojë veten dhe vdiq pak minuta pasi trupi i tij u nxor nga deti.

Burhani ishte djali i vetëm i familjes Latifi, shkruajnë mediet vendase./Ora News/

 

Temat: