14:22 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

I shiti dy më të mirët, më në fund Roma po blen diçka të “hajrit” (Video)

Shitja e Nainngolan dhe Alisson, dy më meritorëve për suksesin e Romës në edicionin e kaluar në Champions League i ka zbehur pritjet e tifozëve.

Por, skuadra romake është afër një blerje e cila do të rriste shpresat tek tifozët e kësaj skuadre.

Sipas mediave italiane, talenti brazilian, Malcom është shumë afër transferimit te Roma.

Ylli i Bordo raportohet të ketë arritur mbrëmë marrëveshjen e cila do të bëhet zyrtare në orët e ardhshme.

Malcom ka shënuar 12 gola me Bordon edicionin e kaluar duke rënë në sy të shumë skuadrave evropiane. Romës pritet që transferimi i tij t’i kushtojë 30 milionë euro, plus bonuset./Indeksonline/

Temat: