19:38 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

I vjen fundi orarit 12 orësh të Policisë së Kosovës, Qalaj tregon se kur do të kthehen në normalitet

Orarit të zgjatur prej 12 orësh të Policisë së Kosovës, duket se po i vije fundi.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, Policia e Kosovës punoi me orar të tejzgjatur, prej 12 orësh, shkruan Indeksonline.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha për Indeksonline se duke filluar nga e hëna do të kthehet orari i mëparshëm, pra tetë orësh.

Varësisht nga situata me virus, Qalaj tha se do të ndërmarrin veprimet e tyre nëse do të kthehet orari 12 orësh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme tha se brenda këtij muaji zyrtarët policorë do t’i marrin paratë shtesë.

Qalaj e konfirmoi lajmin duke thënë se janë dakorduar që shtesa dhe orët jashtë orarit, të paguhen gjatë këtij muaji./Indeksonline/