13:42 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Ia djeg veturën, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se qëllimisht i ka vënë zjarrin veturës së viktimës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shishe, e cila dyshohet se ka qenë e mbushur me lëndë djegëse dhe një shkrepës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/