22:44 / E Diele, 31 Tetor 2021 / C E

Ibra po ‘mbretëron’ në Serie A, Milani i pandalshëm

Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Romën në ‘Olimpico’ me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit italian.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 26-të me një gol të bukur të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic nga gjuajtja e lirë.

Suedezi ishte protagonist edhe te goli i dytë.

Ai fitoi një penallti në minutën e 57-të ku në gol e shndërroi Frank Kessie.

Në minutën e 66-të Milani mbeti me 10 lojtar pasi me të kuq u ndëshkua Theo Hernandez i cili do të mungoj edhe në sfidën ndaj Interit javën e ardhshme.

Golin e vetëm për Romën e realizoi El Shaarawy në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e dytë në tabelë me 31 pikë aq sa ka edhe Napoli që kryeson. /IndeksOnline/