20:42 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic, Joshua dhe tri supersfidat që nesër do ua ndreqin ditën

Nëse keni menduar një të shtunë me angazhime të tjera, atëherë tentoni t’i evitoni. Të gjithë admiruesit e sportit nesër kanë një ditë me program të pasur.

Janë disa ngjarje që do të zgjojnë kurreshtjen në kontinente të ndryshme.

Ata që e duan Ibran, nesër nga ora 21:00 mund ta shikojnë në debutimin me LA Galaxy.

Ata që e duan boksin, në program e kanë meçin Joshua-Parker që fillon nga ora 23:30.

E ata që e duan sportin më të bukur në botë, futbollin, kanë tri supersfida nga tri liga të fuqishme.

Juve-Milan është derbi i zjarrtë italian që pritet të definoi shumë gjëra në Serie A. Bayern-Dortmund poashtu është sfidë që historikisht dhuron emocione të mëdha futbollistike.

Barcelona udhëton te Sevilla për të afruar më shumë titullin te La Liga. Të gjitha këto përballje janë në orët e pasdites, andaj kyçuni fort./Indeksonline/

Temat: