08:20 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic largohet përfundimisht nga Manchesteri

Zlatan Ibrahimovic po shijon sezonin e fundit te Manchester United, shkruan indeksonline.

Sipas ESPN FC, ylli suedez gjatë verës do të bashkohet me skuadrën amerikane, LA Galaxy.

Të dy palët kanë qenë në negociata edhe gjatë vitit të kaluar, por një lëndim i Ibras gjatë muajit prill ka çuar në prishjen e mundësisë së një marrëveshje atë kohë.

Nënshkrimi me Alexis Sanchez duket se kufizon më tej sasinë e kohës që Ibrahimovic do të jetë në gjendje të gjejë në United.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Ibrahimoviç ka luajtur për AC Milan, Barcelona, ​​Paris Saint-Germain, Inter dhe Ajax përpara se të bashkohet me Man United në verën e vitit 2016. /IndeksOnline/