17:40 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ibrahimoviç me përgjigje epike kur gazetari tha se Carlos Vela është më i miri në ligën amerikane

Karriera e Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë në muzg, por egoja e tij me siguri nuk tregon shenja të uljes.

Sulmuesi ka fituar jo më pak se 31 tituj gjatë 18 viteve të fundit me ekipet e Ajax, Inter, Barcelona, AC Milan, PSG dhe Man Utd.

Suedezi po e përshkruan vetën si “perëndi” dhe “ferrari në mesin e fiatëve” në MLS.

Në konferencë për shtyp kur i është treguar atij nga një gazetar se Carlos Vela ka 19 gola dhe 12 asiste këtë sezon dhe se skuadra e tij, Los Angeles, është në krye të ligës, përgjigjja e sulmuesit ishte epike.

“Deri tani, sepse nëse ai është në kohën më të mirë të tij, sa vjeç është ai?”

“Ai është duke luajtur në MLS dhe ai është në krye të tij? Kur isha 29 vjeç, ku isha unë?”

Gazetari dëgjohet duke thënë “në Evropë”, ku Ibrahimoviç buzëqesh: “Dallimi i madh, pikërisht”./Indeksonline/