Ibrahimovic: Nuk mund të më ndaloj as FIFA
Zlatan Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2016, por ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se ai mund të kthehet në Botërorin në Rusi këtë verë.
Golashënuesi më i mirë i Suedisë ka deklaruar se nuk mund të pengohet të luaj në Kupën e Botës për aq kohë sa dëshiron.
Më herët është raportuar se rregullat e FIFA-s do ta ndalojnë sulmuesin e LA Galaxy të rikthehet, për shkak të partneritetit të tij me kompaninë e lojërave të fatit të bazuar në Maltë, Bethard.
Megjithatë, Ibrahimoviç i cili ende nuk e ka shpallur zyrtarisht disponueshmërinë e tij këmbëngul që organi qeverisës nuk do të ndaloj rrugën e tij.
“FIFA nuk mund të më ndalojë. Nëse dua të jem atje, do të jem atje”, ka thënë ish sulmuesi i Manchester United.
“Ashtu si me ekipin kombëtar, nëse dua të luaj, do të luaj. Kjo nuk është një pyetje për FIFA-n, është një pyetje për mua dhe për atë që dua”, shtoi suedezi. /IndeksOnline/