08:50 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic shuan brendin e modës nga i cili humbi 21 milionë euro (Foto)

Zlatan Ibrahimovic e ka ndërprerë prodhimin e produkteve të reja në kuadër të brendit të tij të modës për shkak të humbjeve të mëdha.

Futbollisti suedez hyri në botën e modës duke e hapur vite më parë linjën e tij, A-Z.

Mirëpo, siç transmeton Dagens Industri, ai ka vendosur të ndërpresë prodhimin e produkteve të reja, ndërsa shumë shpejt do ta shuajë në tërësi linjën e tij të modës, e cila sa u përket çmimeve konkurronte me brendet e njohura, si Adidas dhe Nike.

Sulmuesi legjendar ka investuar më shumë se 21 milionë euro në promovimin e brendit të tij, mirëpo përkundër përpjekjeve, nuk ka arritur ta kthejë investimin.

Për këtë arsye, vendimi për ta shuar në tërësi nuk është i papritur.

View image on Twitter
Mediat suedeze raportojnë se këshilltarët e tij financiarë i kanë thënë se çdo investim i mëtutjeshëm në linjën A-Z, është thjesht hedhje parash.

Në ndërkohë, Ibrahimovic ka paralajmëruar se do të bëjë investime të tjera në të ardhmen, nga të cilat pret sukses shumë të madh.