Icardi e bën “horë” shokun e skuadrës, e poston videon lakuriq (Video)
Interi është padyshim ekipi më në formë i momentit, jo vetëm në Serinë A, por edhe në të gjithë Europën.
Zikaltërit kanë fituar edhe ditën e sotme në “San Siro” përballë Kievos me rezultatin e thellë 5- 0 duke blinduar vendin e parë të tabelës së klasikimit.
Fitorja e sotme ka bërë që atmosfera të jetë elektrizuese edhe në dhomat e zhveshjes. Kapiteni i zikaltërve Mauro Ikardi ka publikuar një video në rrjetet sociale.
Aty shfaqen futbollistët e Interit duke festuar si të çmendur, por në adrenalinë e sipër, ai që po filmon kap edhe mesfushorin Vecino i cili shfaqet i gjithi nudo i sapodalë nga dushi.
Vecino sheh që po lmohej dhe nxiton të marrë rrobat duke tentuar t’i shmangej me lezet kamerës. Video po bën xhiron e internetit.