11:59 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Icardi iu ofron për 28 nëntor të gjithë bashkëlojtarëve nga një orë luksoze, Rolex

Mauricio Icardi iu ka ofruar të gjithë bashkëlojtarëve te Interi nga një orë dore luksoze të modelit Rolex. Këtë dhuratë e ka bërë në shenjë falënderimi për çmimin e fituar si golashënuesi më i mirë në ligë.

“Nuk do ta harroj kurrë çmimin e fituar si golashënuesi më i mirë. Pa këta, çmimi nuk do të ishte i mundur” ka thënë Icardi.

Orët u dorëzuan vetëm disa orë përpara ndeshjes së Interit kundër Tottenhamit , në raundin e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Icardi edicionin e kaluar kishte shënuar 29 gola në Serie A./Indeksonline/

Temat: