08:21 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Icardi i mbetët besnik Interit, gati të nënshkruaj kontratë të re

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Interit edhe për vitet e ardhshme përkundër interesimit të madh nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Interi i ka ofruar një kontratë të re sulmuesit argjentinas deri në vitin 2023, me rritje të rrogës 7M euro për vit plus bonuset, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar edhe gruaja e tij, njëkohësisht edhe agjentja, Wanda Nara përmes një postimi në Twitter.

“Është ora 00:30 dhe unë ende jam duke lexuar faqet e kontratës së re të Icardit.”, kishte shkruar ajo në postimin e saj.

Icardi deri më tani ka 200 paraqitje për Interin dhe ka shënuar 119 gola, duke u bërë kështu lojtari kryesor i ekipit në vitet e fundit./Indeksonline/