13:00 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Icardi në Real Madrid? “Qetësohuni, lajme të rreme”

Mauro Icardi ka mohuar kategorikisht se ka kryer testet mjekësore te klubi i Real Madridit.

U raportua sot nga mediat se sulmuesi i Interit ka arritur marrëveshje me kampionin europian, transmeton IndeksOnline.

Mediat italiane menjëherë kanë tentuar të kontaktojnë me yllin argjentinas, i cili shkurt dhe qartë ka thënë se të gjitha janë lajme të rreme.

“Qetësohuni, të gjitha janë lajme të rreme”, ka thënë Icardi.

Sulmuesi argjentinas gjithmonë ka thënë se dëshiron qëndrimin e tij në “Guizepe Meaza”../IndeksOnline/