10:05 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Icardi: Nuk jemi anti-Juventus, dua të vazhdojmë kështu

Mauro Icardi vazhdoi me formën e tij impresive duke shënuar mbrëmë dy-golësh ndaj Lazios.

Sulmuesi tashmë ka shënuar gjashtë gola në katër paraqitjet e tij të fundit në Serie A.

Por, para se gjithash, ai i ka shënuar këta gola nga vetëm shtatë goditje në drejtim të portës, transmeton IndeksOnline.

”Jam në formë të mirë me Interin. Jemi duke luajtur mirë. Përkundër humbjes nga Barça, ne duam të përmirësohemi ende”.

”Nuk jemi anti-Juventus, ne jemi vetëm disa hapa larg që ta arrijmë atë që ata kanë bërë në vitet e fundit”.

”Jemi në rrugë të mbarë dhe duam të vazhdojmë kështu”, tha Icardi për Sky Sport Italia./IndeksOnline/