13:42 / E Martë, 09 Gusht 2022 / A. M.

Icardi tregon arsyen e mungesës në lojën kundër Clermont

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, ka reaguar rreth komenteve të bëra në lidhje me mungesën e tij në ndeshjen hapëse të sezonit.

Sipas thashethemeve klubi i Parisit, i dha kohë futbollistit që të zgjedhë çështjet familjare, divorcin me gruan e tij Wanda Nara, transmeton IndeksOnline.

Ai ka reaguar përmes rrjetit të tij social ‘Instragram’, duke hedhur poshtë zërat që po qarkullojnë në lidhje me jetën e tij private.

“Mjaft shpikni gjëra të kota. Vendimi për të mos më grumbulluar ishte thjesht teknik nga ana e skuadrës. Nuk jam larguar nga skuadra për probleme personale, pasi nuk kam te tilla dhe i kam respektuar te gjitha seancat stervitore. Futbolli vijon te jetë primar për mua dhe është puna për të cilën me paguajnë”, shkruan Icardi.

 “Ajo që nuk toleroj është që persona tê papërgjegjshëm dhe tendencioze kërkojnë te më poshtërojnë. Mos harxhoni kohë dhe para se të shkruani, duke u fshehur pas një ekrani apo një gazete, informohuni për realitetin. Nëse sot shkoj ne Ibiza me familjen time është se në punën time na kanë dhënë dite pushim për t’i kaluar si të duam, me kë te duam, duke zgjedhur vetë fatin tone”, ka thënë lojtari 29- vjeçar. /IndeksOnline/