15:14 / E Diele, 14 Mars 2021 / Blerim

Idrizi: Gjilani fitoi me meritë!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy golat e Prognit dhe një të pranuar nga Berisha, Gjilani nën udhëheqjen e Munishit e fitoi takimi e ditës së sotëm, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje foli edhe tekniku i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi i cili tha se Gjilani e meritoi këtë fitore,, pasi ekipi i tij nuk bën një takim të mirë.

“E kemi ditur se është një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi si Gjilani, mund te them se jo një ndeshje e mirë e jona ndaj Gjilanit, në pjesën e dytë u pa një iniciativë me tepër, por mendoj se Gjilani fitoi me meritë”, tha Idrizi.