75 Mall Live Search
08:26 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Igli Tare “blindon” mbrojtësin më të mirë të Lazios (Foto)

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka thënë se rinovimi me mbrojtësin Stefan de Vrij do të jetë i menjëhershëm.

“Do të kemi marrëveshje të plotë me të, por na duhet t’i zgjidhim disa pengesa të vogla”, ka thënë Igli Tare.

Edhe pse kishte një paraqitje të dobët kundër Genoas mbrëmë, De Vrij është një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A.

25-vjeçari i lindur në Ouderkerk të Holandës, pritet të nënshkruaj kontratë një vjeçare me lacinë (30 qershor 2019), me mundësi vazhdimi edhe për disa vite tjera.

De Vrij erdhi nga Feyenoord në vitin 2014, ai për Lazion ka bërë afro 74 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.

Holandezi kërkohet me ngulë nga gjigantët europian, si: Manchester United, Chelsea, Inter dhe Roma./IndeksOnline/

Temat: