09:28 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Igli Tare flet për të ardhmen e Milinkovic-Savic

Pavarësisht spekulimeve se Juventusi, Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë të interesuar për mesfushorin e Lazios, për këtë të fundit ende nuk ka oferta!

Sergej Milinkovic – Savic është futbollisti më i kërkuar në Europë. Ai bëri disa paraqitje fenomenale me Lazion në dy sezonet e fundit, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse shkruhet në media se klubet e mëdha kanë bërë oferta për serbin, në skenë doli drejtori sportiv, shqiptari, Igli Tare.

“Mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk ndryshon gjërat në klubin tonë. Për momentin nuk dua të flas për shifra, Milinkovic ende nuk ka marr ofertë. Kështu që do të flasim pasi marrim ofertën për të”, ka thënë Tare.

23-vjeçari shënoi 14 gola në të gjitha garat këtë sezon. Ai ka bërë afro 100 paraqitje me klubin romak, dhe ka shënuar 23 gola. Shifra e tij për transferim shkon deri në 150 milionë euro./IndeksOnline/