11:18 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Ikën për pushime, 39-vjeçarit i hyjnë me çelës dhe i vjedhin paratë në shtëpi

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditëve të festave në Tiranë.

Ndërkohë që familja gjendej në pushime, persona të paidentifikuar kanë hyrë me çelës dhe kanë vjedhur banesën.

39-vjeçari ka kallëzuar sot në policinë e Tiranë ngjarjen pasi në banesë ka vërejtur se i mungonin një shumë lekësh dhe disa bizhuteri.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.01.2018, shtetasi B.H, vjeç 39, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 28.12.2017, është larguar nga banesa dhe kur është kthyer ditën e sotme, ka konstatuar se persona të paidentifikuar, duke hapur derën me çelës, i kanë vjedhur banesën ku kanë marrë nje shume lekesh dhe disa bizhuteri.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Temat: