14:49 / E Hënë, 03 Janar 2022 / k.v

Iku eksperti ushtarak dhe piktori, Mutalip Jezerci

Shkruan: Agim Muhaxheri

Iku Mutalipi (Jezerci), 64, kaçanikasi, eksperti i njohur ushtarak, ish- i burgosuri politik – i Grupit të Kaçanikut.

Kaçaniku i bëri nderimin.

Pas ritualit fetar, nderim i bëri Shoqata e të burgosurve politik në Kaçanik.

Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë e kreu në Beograd…

Para e gjatë luftës u angazhua për çështjen tonë kombëtare.

Meqë ishte në sy të smirzinjve, një kohë të gjatë qëndroi në Gjermani.

E kishte pasion peshkimin, por edhe artin.

Ndër pikturat e tij ishte ajo e Grykës së Kaçanikut.

Mutalipi, i urtë, pika e djalit.

Shok i ngushtë i Milaimit, vëllait të gazetarit Agim Muhaxheri, i cili e ndoqi procesin e tij gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, më 1995.

Pushtetarët nuk u kujdesën për të…

… E lanë pa punë.

I ndrittë shpirti !