23:27 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / C E

Iku nga Liverpooli si lojtar i lirë, bëhet problem edhe në Gjermani

Naby Keita, i cili iu bashkua Werder Bremenit me kosto zero pas pesë sezonesh te Liverpooli, ka luajtur vetëm tri ndeshje me ekipin gjerman dhe po kalon një nga momentet më të këqija të karrierës së tij.

28-vjeçari ka pasur probleme fizike dhe… disiplinore. Portali “DeichStube” analizon rrugëtimin e Keitas, i cili i kushtoi Liverpoolit plot 50 milionë euro në vitin 2017, duke thënë se lojtari ka “humbur besimin e hierarkisë së lartë të klubit”.

“Ai humbi besimin e hierarkisë së lartë të klubit për shkak të sjelljes së tij dhe mungesës së disiplinës. Ai vjen me vonesë në takimet e ekipit dhe angazhimet reklamuese, duke u bërë problem për trajnerin Ole Werner”, lexohet në portalin gjerman..