11:13 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ilkay Gundogan po mbanë një maskë mbrojtësi, por jo për shkak të operimit (Foto)

Ilkay Gundogan është i detyruar ta mbajë një maskë në fytyrë pas operacionit në hundë këtë verë, shkruan IndeksOnline.

Ylli i Manchester Cityt u rikthye në stërvitje këtë javë pasi i përfundoi pushimet pas Kupës së Botës.

Dhe 27-vjeçari u pa me një maskë mbrojtësi pas një operacioni për ta korigjuar septumin e devijuar, raporton Daily Mail.

Ai ka qenë duke planifikuar që t’i nënshtrohet një operacioni pasi që ky devijim i ka shkaktuar probleme me frymëmarrje.

Gundogan pritet ta mbajë këtë maskë për dy javët e para të sezonit të ri, teksa është tallur edhe me veten duke thënë se duket si personazhi i njohur, ”Zorro”.

Mesfushori me prejardhje turke do të jetë i gatshëm të luajë ndaj Chelseat në Community Shield pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës./IndeksOnline/