75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Immobile mungon dy ndeshje, shans i mirë për Icardin

Ylli i Lazios, Ciro Immobile pësoi një lëndim gjatë fitores 1-0 kundër Torinos në fundjavë.

Sipas edhave italiane lëndimi nuk është i rrezikshëm mirëpo ai duhet të humbas të paktën dy ndeshjet e ardhshme kundër Atalantës dhe Crotones.

Mirëpo 28 vjeçari pritet që të rikthehet në ndeshjen e fundit kampionate kundër Interit, shkruan indeksonline.

Ai gjithashtu është në rrezik të humbasë “Këpucën e Artë”  në garë me argjentinasin e Interit, Mauro Icardi.

Immobile aktualisht po udhëheq tabelën me 29 gola nga 32 ndeshje, dy gola përpara sulmuesit të Interit,  Icardi.

Sulmuesi i Lazios do t’i nënshtrohet testeve nesër për të mësuar shkallën e dëmtimit. /IndeksOnline/