13:24 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Incident në Tetovë, plagosen dy ushtarë të ARM-së

Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:15 minuta në kazermën e ARM-së në Tetovë.

Në repartin e Kirurgjisë janë pranuar dy ushtarë të ARM-së, Miroslav Jovanovski i lindur në vitin 1991 nga fshati Saraçinë i cili menjëherë është futur në sallën e operacionit dhe Veli Shabani i lindur në vitin 1981 nga Shkupi, i cili për shkak të lëndimeve serioze, si rast urgjent është dërguar në Klinikat e Shkupit, shkruan Indeksonline.

Incidenti ka ndodhur në kazermën e Tetovës, derisa lëndimet janë shkaktuar me armë zjarri.

Gjendja e ushtarëve për momentin është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/