14:08 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Incidenti me autobusin e Llapit, reagojnë tifozët e Drenicës

Në takimin e djeshëm të Superligës, Llapi arriti ta mposhtë Drenicën në Skënderaj me rezultat solid, 2-0.

Kjo humbje duket se nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Drenicës, të cilët e kanë shfryer mllefin te autobusi i Llapit.

Në autobusin e skuadrës nga Podujeva, tifozët drenicas kanë shënuar fjalë banale me sprej, transmeton IndeksOnline.

Dhe sot, ka reaguar edhe tifo-grupi zyrtar i Drenicës, ”Shqiponjat e Zeza”.

Tifozët në fjalë janë distancuar nga ky veprim duke thënë se shpresojnë që incidente të tilla të mos ndodhin më në Kosovë.

Ky është reagimi i plotë i tifo-grupit, ”Shqiponjat e Zeza”:

”Kryesia e Tifozëve, ‘Shqiponjat e Zeza’ deshiron të sqarojë opinionin sportiv se veprimet e disa individëve dhe personave të papergjegjshëm pas duelit ndaj Llapit nuk janë veprime të bera nga pjestarë të tifozërisë tonë dhe se distancohemi nga ky veprim dhe cdolloj veprimi që është në dëm të klubit tonë KF Drenica por edhe futbollit në përgjithësi. Andaj shprehim indinjatën tonë për këto veprime të pahijshme dhe ndjejmë keqardhje për dëmtimin e autobusit të ekipit mysafir Llapi. Shpresojmë që veprime të tilla të mos përsëritën asnjëherë në futbollin kosovar.

Me Respekt,
Kryesia e Shqiponjave të Zeza”./IndeksOnline/