13:02 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Informata për tentim vetëvrasje te Katedralja del e rreme

Me herët u raportua se një person po kërcënon me vetëvrasje nga Katedralja në Prishtinë. Por një informatë e tillë pas verifikimit të vendit të ngjarjes nga autoritetet del të jetë e rreme.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka e ka mohuar këtë pasi kanë inspektuar brenda katedrales. Ai ka thëne se fatmirësisht nuk kanë hasur në ndonjë person që ka tentuar të vret vetën.

“Pas një informate qe kemi marrë nga policia që gjoja një person po don të kërcej nga kulla e katedrales, kemi dalë në terren. Për fat të mirë nuk kemi hasur në person që dëshiron të mbysë vetën”, ka thënë Zeka.

Zeka ka thënë se të gjitha dyert kanë qenë të mbyllura, poashtu edhe lifti. Ndryshe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ambulanca. Rasti mbetet për tu hetuar nga autoritet./Indeksonline/

Temat: