11:53 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Inskenoi vjedhjen, arrestohet personi në Prizren

Policia e rajonit të Prizrenit ka arrestuar një person pasi i njëjti ka gënjyer për vjedhjen që e ka raportuar.

Sipas policisë, ai e ka inskenuar vet ngjarjen andaj edhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Fahredin Hoti, Prizren 18.03.2018-18:50. Në lidhje me rastin raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, dyshohet se ankuesi ka paraqitur deklaratë të rrejshme dhe se ka inskenuar ngjarjen e paraqitur. Me vendim të prokurorit me 24.03.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/