23:59 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Instagram eksperimenton me portimin e historive në WhatsApp

Vitin e kaluar Facebook solli një mori përditësimesh për funksionet që mori nga Snapchat duke i bërë historitë edhe më joshëse për përdoruesit.

Sipas TechCrunch kompania është duke testuar një tjetër funksionalitet ku përdoruesit mund të importojnë historitë nga Instagram në WhatsApp.

Një blog brazilian ka postuar një foto të një historie të Instagram teksa shfaqet në WhatsApp.

Rrjeti social ofron një mori opsionesh për dekorimin e fotove dhe videove. Duke qenë se Instagram është versioni më popullor, rrjeti social ofroi një mënyrë për përdoruesit të cilët donin ti portonin në Facebook.

Gjithashtu rrjeti social shkriu historitë e Facebook dhe të Messenger në një të vetme.

Nëse rrjeti social vendos të implementojë një praktikë të ngjashme me WhatsApp, atëherë përdoruesit lehtësisht mund të publikojnë një histori në Instagram dhe më pas ta shpërndajnë në Facebook, Messenger dhe WhatsApp.

Për njerëzit do të jetë edhe më e lehtë ndërsa për ndjekësit e tyre më pak irrituese të shohin të njëjtën histori tek secila prej platformave.