11:00 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Instagram hap procesin e verifikimit të llogarisë për të gjithë

Instagram njoftoi sot masa të reja të sigurisë dhe të origjinalitetit. Tani të gjithë përdoruesit mund të kenë shenjën e kaltër verifikuese në Instagram, pasi të përmbushin masat e sigurisë dhe origjinalitetit.

Për ta bërë këtë, ju duhet të shkoni tek menuja, “Verifikim i kërkesave”, para se të futni të dhënat e juajaj, foton e ID-së.

Mike Krieger, bashkë-themelues i Instagram, thotë se këto mjete janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të zhdukur llogaritë jo të besueshme./Indeksonline/

 

Temat: