75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Instagram i fut në “luftë” dy vajzat, thonë se po kopjohet puna e tyre (Foto)

Është punë e vështirë të krijosh një blog përmes Instagramit, që përpos famës, të jep edhe të ardhura fantastike.

Në vazhdimësi të kërkohet të jesh aktiv, dhe njëkohësisht të jesh shumë e mirë në botën e modës dhe të jesh me shumë stil nëse do të dukesh si markë në vete.

Por tani ka ndodhur diçka mjaft e çuditshme.

Ylli i Instagramit, në Çikago, Jeniffer Lake, po përballet me një tjetër person të modës që po e kopjon atë.

Charade Style, është pikërisht ajo që po bën të njëjtat fotografi me të njëjtin stil, duke I shpallur një llojë “lufte” të blogjeve në Instagram, transmeton Indeksonline.

Madje Lake ka thënë se “Ky person ka kopjuar sistematikisht kanalin tim, kapitujt, konceptet e vendndodhjes dhe stilin personal për më shumë se tre vite. Unë nuk po flas vetëm për veshjen, një paraqitje, një mur e të tjera. Bëhet fjalë për shembuj të vazhdueshëm të kopjimit”.

Ka mijëra ndjekës të vajzave, e që kjo nxit edhe më tepër atë se cila po fiton më shumë nga rrjeti social Instagram. Duhet kujtuar që Instagrami është një biznes dhe se me gjithë zemër beson se ka vend ku secili mund të ketë sukses në këtë industri./Indeksonline/

Temat: