23:32 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Instagram sjell një tjetër risi, ka të bëjë me postimet tuaja

U mërzitët nga ndryshimi i rendit kronologjik të postimeve në Instagram? Instagrami vjen me lajmin e madh për postimet.

Përdoruesit e Instagramit nuk e mirëpritën ndryshimin që bëri ky rrjet social përpara disa kohësh, duke hequr rendin kronologjik të postimeve në favor të promovimit të postimeve më popullore.

Por, më në fund, Instagrami e ka kuptuar gabimin dhe do të bëjë që sa herë ta hapni këtë aplikacion nga celulari juaj, fillimisht të dalin postimet më të reja.

“Me këtë ndryshim, Instagrami juaj do të duket më i freskët dhe në të njëjtën kohë nuk do të humbisni postimet që pëlqeni më shumë”, thuhet në postimin e kompanisë.

Algoritmi do të ndryshohet së shpejti, por kjo nuk do të thotë se Instagrami do të kthehet fiks si më parë, kur postimet shfaqeshin sipas radhës, nga më i riu te më i vjetri. Por, do të ketë një balancë mes postimeve të vjetra popullore dhe atyre të reja.

Temat: