22:16 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Instagram tregon se si i ndjek “lëvizjet tona”

Instagram u kërkon të gjithë përdoruesve të tij europianë që të bien dakord me kushtet dhe termat e saj të përditësuara dhe kushdo që lexon këto kushte mund të vërejë një përditësim të çuditshëm: Kompania po ndjek mënyrën se si ju lëvizni nëpër aplikacion.

Sipas Rregullores së re të Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme të BE-së (GDPR), Instagram dhe Facebook duhet të jenë të qartë në lidhje me llojet e informacionit që ata mbledhin për përdoruesit dhe pse po e mbledhin atë.

Në njoftimin e tij për përdoruesit, Instagram shpjegoi: “Ne marrim informacione të ndryshme nga pajisja juaj, si për shembull mënyra se si lëvizni në aplikacion, pasi kjo mund të na ndihmojë në dallimin e njerëzve nga bot-ët për të zbuluar mashtrimet.”

Duket se Instagram informoi paraprakisht përdoruesit për këtë gjë në një përditësim të politikave muajin e kaluar.
Idea që Instagram po mban çdo informacion që shtyp përdoruesi i tij është shqetësuese, por nga këndvështrimi i kompanisë ekziston një shpjegim i mirë.

Instagram ka një problem të njohur dhe në vitin 2015 një studiues vlerësoi se 8% e të gjitha llogarive në Instagram ishin të rreme, shkruan class. Sipas The New York Times, ekzistojnë disa kompani që pëlqejnë, ndjekin dhe komentojnë automatikisht në Instagram në emër të llogarive të klientëve të tyre.

Temat: