17:10 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Intelektualët” të gatshëm për ta mbështetur Dritën sonte (Foto)

Sonte do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri” sonte me fillim nga ora, 20:00.

Dhe tashmë tifozët e Dritës, ”Intelektualët” janë mbledhur në qendër të Gjilanit para nisjes drejt kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

”Intelektualët” si në ndeshjet e kaluara, edhe sonte priten ta mbështesin skuadrën e zemrës.

Më poshtë, ju sjellim disa pamje para nisjes së tifozëve gjilanas drejt Prishtinës./IndeksOnline/