09:37 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Inter ia dhuron numrin 9 Lukakut, thumbon edhe Icardin

Transferimi më i shtrenjtë i Interit do ta veshë fanellën me numër 9.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi me një postim në faqen e tyrte zyrtare në Twitter.

Kësisoj, largimi i Icardit nga klubi italian po bëhet gjithnjë e më i pashmangshëm pasi që ishte ai që mbante numrin 9 te Inter.

në një postim në Twitter, Inter ka shkruar: “Jo për gjithkënd” bashkë me foton e Lukakut me numrin e ri në fanellë./Indeksonline/