23:15 / E Hënë, 22 Prill 2024 / FR

Inter kampione e Italisë, Agnelli “thumbon” zikaltërit: Ne yllin e dytë e fituam para 42-vitesh!

Inter fitoi derbin ndaj Milanit me rezultatin 2-1 dhe si rrjedhojë u zyrtarizua për herë të 20 kampione e Italisë.

Mes shumë elozheve dhe komplimenteve për zikaltërit, nuk mugojnë edhe thumbimet nga kampi kundërshtar i Juventusit.

Bëhet fjalë për ish-presidentin e bardhezinjve, Andrea Agnelli që nëpërmjet rrjeteve sociale shkruan se më datë 16 maj të vitit 1982, Juventus festoi yllin e dytë në fanellë.

Pra, Agnelli vendos theksin se këtë arritje të Inter, Juventus e ka realizuar plot 42 vite më parë duke vijuar kështu në distancë atë “luftë” që zgjat nga fillimi i historisë së dy klubeve.