17:03 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Inter nuk ka të ndalur, e turpëron Genovan

Forma fantastike dhe fitoret e Interit duket që nuk kanë të ndalur.

Pas fitores së rëndësishme ndaj Lazios javën e kaluar në “Olimpico”, Inter këtë të shtune ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Genovan.

Serinë e golave për vendasit e filloi Gagliardini, duke shënuar për 1-0 në minutën e 14-të.

Vetëm dy minuta më pas Politano realizoi për 2-0.

Gagliardini u shfaq sërish duke shënuar golin e tretë në minutën e 49-të.

Për dy golat tjerë u përkujdesën Joao Mario dhe mesfushori fantastik Radja Nainggolan. /IndeksOnline/

Temat: