09:04 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Interesante: Babadimri mbrëmë fluturoi mbi Kosovë (Video)

Komanda e mbrojtjes hapësinore të Amerikës se Veriut, e njohur edhe si “NORAD”, mbrëmë në natën e Krishtlindjeve realizoi udhëtimin e babagjyshit të Vitit te Ri nëpër botë.

“NORAD” zakonisht është përgjegjëse për monitorimin e kërcënimeve të mundshme në çdo hapësire ajrore apo detare, por çdo sezon Krishtlindjeje fokusohet te një figurë që është gjithçka tjetër, por jo një kërcënim: babagjyshi i Vitit te Ri. Dhe kjo është një traditë që daton prej vitit 1955.

Babagjyshi mbrëmë u pa duke ngasur sliten e tij të drerëve, në udhëtimin e tij të përvitshem për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në të gjithë boten. Sistemet satelitore te “NORAD”-it, radarët e fuqishëm dhe avionët ushtarak e vëzhguan atë në çdo hap.

Interesimi për të ndjekur Live këtë udhëtim ishte jashtëzakonisht i madh. Ngjarja u transmetua Live në CNN ndërsa e ndoqën hiq më pak se 3.6 milionë njerëz, transmeton Indeksonline.

Babagjysh në Kosovë hyri nga Maqedonia ndërsa vazhdoi në drejtim të Bosnjë dhe Hercegovinës./Indeksonline/