12:27 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Interesante: Ushtria e Tajlandës ende përdorë automjete VW Type 181

Më 18 janar, ishte Dita e Ushtrisë Kombëtare të Tajlandës.

Ajo çfarë dukej interesante, ishte që Tajlanda ende po përdorë një numër të konsideruar të automjeteve të vjetra Volkswagen Type 181 në ushtrinë e tyre, transmeton IndeksOnline.

Pra, këto makina nuk janë vetëm një lloj prapaskene e bukur parade, por automjete të gatshmë për parada, të mbajtura mirë, dhe në vend të logos VW përpara, shihet një shenjë kombëtare ose ushtarake.

Për më tepër, një automjet i tillë VW shihet teksa përdoret edhe nga kryeministri i Tajlandës, Prayth Chan-Ocha, i cili ishte gjithashtu kreu i Ushtrisë Mbretërore Thai, derisa e përdori atë ushtri për grusht-shtet kur edhe mori qeverinë në vitin 2014.

Volkswagen Type 191 u ndërtuan midis viteve 1969 dhe 1980. Ato kishin për qëllim të ishin automjete patrulluese për përdorim ushtarak dhe më vonë u përdorën nga ushtritë në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut.

Kryeministri i Tajlandës, nuk është i vetmi nga liderët botëror që përdorë një Volkswagen të vjetër.

Pos tij, edhe Hugo Chavez kishte përdorur një VW të vjetër, derisa vdiq në vitin 2013, ashtu si edhe presidenti modest i Uruguajit, Jose Mujica, i cili përdorë një VW Beetle klasik. /IndeksOnline/