Interi do “mall kinez”, afër ish yllit të La Ligas
Inter është duke tentuar që në këto ditë të fundit të afatit kalimtar të janarit t’i bëjë disa transferime.
Skuadra e Spalletit po tenton që ta transferojë Yannick Carrascon nga Kina.
Belgu aktualisht po luan te Dalian Yifang, ndërsa nerazurët e duan transferimin e tij në këtë afat.
Carrasco e dëshiron rikthimin në Evropë, andaj Inter janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro.
Por, në garë për belgun është edhe Milani, që do ta rivalizoj rivalin lokal për shërbimet e belgut./Indeksonline/